Melania Trump do të mbahet mend si Zonja e Parë që mbërriti vonë në Shtëpinë e Bardhë dhe u largua herët. Ishte një enigmë 4-vjet më parë, se si Melania Knauss Trump do të sillej si Zonjë e Parë. Askush nuk e dinte se si ish-modelja sllovene e cila u bë gruaja e tretë e Donald Trump, do të përshtatej me rolin që paraardhësja e saj, Michelle Obama, kishte ripërcaktuar. Tani pas katër vjetësh, mbushur me lajme dhe thashetheme që nuk u vërtetuan asnjëherë, se ajo as që jetonte në Shtëpinë e Bardhë, ajo që është më e qartë se kurrë nuk është se si Zonja Trump ishte ndryshe nga bashkëshorti i saj, por sa e ngjashme ishte me të.

Lexo me tej:

Biografia tronditëse/ Melania Trump, një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?

Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, thanë se ajo po kalonte një gjendje shoku pas zgjedhjeve të vitit 2020. Ajo i doli në krah bashkëshortit të saj, duke këmbëngulur se bashku me Trump, se ai ishte fitues i zgjedhjeve. Por deri në Vitin e Ri, ajo ishte duke kërkuar shtëpi në Florida.

Për çfarë do të mbahet mend Melania Trump, si Zonjë e

Melania Trump kurrë nuk foli me Jill Biden, për çështjet e tranzicionit dhe nuk bëri asnjë përpjekje për t’i bërë asaj një turne në Shtëpinë e Bardhë, siç është zakon për Zonjat e Para që largohen. Javën e kaluar, ndërsa kombi u tròndit pas traziravé në Kapitol, zonja Trump tha se shumë njerëz ishin ndikuar nga thashethemet që ishin përhapur për të. Ajo iu referua ish-ndihmëses së saj, Stephanie Winston Wolkoff, e cila ka botuar një libër (pa lajka) për marrëdhënien e tyre.

Për çfarë do të mbahet mend Melania Trump, si Zonjë e

“Ka gjàk në duart e saj”, tha Winston Wolkoff e cila argumentoi se Melania Trump është bàshkëpunëtore me presidentin përmes “heshtjes dhe mosveprimeve”. Si Zonjë e Parë, zonja Trump lëshoi më shumë deklarata për zonjën Winston Wolkoff se pothuajse çdo temë tjetër. Në fjalën e saj të lamtumirës, ajo foli për detyrën e saj si Zonjë e Parë, dhe platformën e saj të re Be Best (bëhu i mirë).

“Në të gjitha rrethanat, unë kërkoj që çdo amerikan të jetë ambasador i Be Best. Të përqendrohesh te ajo që na bashkon, të ngrihesh mbi atë që na ndan, të zgjedhësh gjithmonë dashurinë mbi urrejtjen, paqen mbi dhunën dhe të tjerët mbi veten tënde.”

Për çfarë do të mbahet mend Melania Trump, si Zonjë e

Reportazh/ Në qytetin ballkanik ku fshihen gjurmët e rinisë së Melania Trump

Miqtë e saj shprehen se ajo është një person më i mirë se sa mund të jetë krijuar përshtypja dhe herë pas here, është përpjekur të jetë ndikuese te presidenti Trump. Edhe pse pa sukses. Në një intervistë , ish këshilltarja e presidentit, tha për Melanian:

“Ajo do të përdorë platformën e saj për të mirën e të tjerëve. Si Zonjë e Parë, ajo ishte plotësisht e angazhuar, por jo e ekspozuar shumë”.

Në vitin 2018 një mesazh përmes xhaketës së saj, bëri bujë të madhe. Kjo po është një ndër ato rastet, që Melania, do të mbahet mend gjatë. Teksa kthehej nga Teksasi, ku kishte zhvilluar një takim me fëmijët e emigrantëve, ajo u fotografua me xhaketën e saj ku shkruhej:

Për çfarë do të mbahet mend Melania Trump, si Zonjë e

“Nuk më intereson vërtet”. Në një intervistë më vonë ajo tha se kishte bërë këtë zgjedhje, të përçonte një mesazh përmes xhaketës së saj, sepse ‘ishte njeriu që ngacmohej më shumë se çdo kush tjetër’.

Për çfarë do të mbahet mend Melania Trump, si Zonjë e

Zonja Trump nuk ishte kurrë rehat në Uashington, thanë njerëzit që e njihnin atë nga afër. Në vend që të krijonte marrëdhënie të qëndrueshme me institucionin në Uashington, ajo e shihte statusin e saj si të përkohshëm. Dhe nëse ka një gjë për të cilën Melania Trump do të mbahet mend si Zonjë e Parë, mund të jenë ndryshimet estetike që bëri në Shtëpinë e Bardhë./Burimi: New Jork Times/L.F-dritare.net