Në Ohër mbahet këtë të mërkurë dita e dytë e samitit të “Ballkanit të Hapur”. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në qytetin maqedonas, teksa për herë të parë marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija. Liderët e vendeve pjesëmarrëse janë takuar me njëri-tjetrin para samitit, ku i pranishëm ka qenë edhe Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Ndërkohë Kosova ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.

Sot pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

 

Marrëveshjet

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor