Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me studimin e publikuar së fundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020”.

Meta shprehet se këto përfundime janë negative dhe konfirmojnë qëndrimet e vazhdueshme publike të shprehur nga ana e tij me dekrete në mbrojtje të Kushtetutës. Kreu i shtetit thekson se në ditën Kombëtare të Drejtësisë është koha për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë.  Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit theksoi se fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, ndërsa shton se Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.