Sot është dita e gjashtë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. 308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm i Covid-19. Këtë shifër e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale, ku bashkangjitur ka postuar foto të mjekëve teksa marrin vaksinën.

975 dozat e para të siguruara të vaksinës Pfizer mbërritën ditën e hënë.