Teksa trupat ruse i janë afruar edhe më shumë Kievit, numri i njerëzve që largohen nga vendi i ka tejkaluar 1.5 milionë. Shumica prej tyre janë strehuar në shtetet fqinje.

Situata në stacionet e trenave vijon të mbetet tejet e mbingarkuar. Edhe në kufijtë tokësorë me pesë vendet fqinje që kanë ofruar ndihmë të qëkur ka nisur lufta, fluksi i refugjatëve vjen në rritje.