Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme dhe për 3 orë rresht do të ketë një mocion me debat lidhur me rritjen e çmimeve. Fjalën e para në këtë debat e ka marrë nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila është shprehur se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, por kjo nuk ka asnjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Sipas saj vendi është goditur nga korrupsioni dhe politikat e këqija ekonomike që kryeministri Edi Rama ka ndjekur në këto vite.

“Është situatë ku inflacioni po shoqërohet me rritje të varfërisë. Kjo situatë ka nisur që në fund të vitit të kaluar qenë dhjetor. Përjetuan rritje çmimesh. Në kohën e krizës ne pamë se menaxhimi më i mirë i kaskadës do ndikonte më mirë. Kur duhej blerë energjia, qeveria shiti. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK për këtë çështje.  Ne thamë se qeveria duhet të marri masa se po vjen një krizë që nuk ka lidhje me dinamikat botërore. Krizë ka nisur të ndihet herët shumë. Sot një familje paguan 42% ushqime.” tha Tabaku.