Ministria e Infrastrukturës ka dhënë informacion mbi problemet që kanë ndodhur mesditën e sotme në Tiranë me ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar, avaria ndodhi në linjën 110 kv Farkë-Ibë, në orën 13:00. Menjëherë OST u mobilizua dhe rreth orës 14:00 morën energji fiderat e Nënstacioneve Traktura dhe pjesa e fiderave të Farkës.

Sipas Ministrisë, aktualisht situata është e stabilizuar.

Njoftimi 

Për shkak të një avarie në linjën 110kV Farkë – Ibë, rreth orës 13:00 kanë mbetur pa ⚡energji elektrike disa zona në Tiranë.

Grupet e avarisë së OST u mobilizuan menjeherë në terren dhe punuan për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Ndërkohë, në bashkëveprim me OSSH, u morën masat për normalizimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.

Rreth orës 14:00 kanë marrë energji të gjitha fiderat e Nënstacioneve Traktora dhe pjesa e fiderave të Farkës.

Aktualisht situata është e stabilizuar falë manovrimeve me skemat unazë, etj.

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë informacion mbi avaritë që kanë ndodhur mesditën e sotme dhe ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.