Ndodhi ajo që pritej. Kryetarët e degëve janë kundër dorëheqjes së kreut të PD Lulzim Basha. Ata janë kryesisht njerëz të zgjedhur prej vetë Bashës, që edhe më herët i kanë dalë në mbrojtje ish-kryetarit. Sidoqoftë kundërshtimi i tyre nuk pritet të ketë ndonjë efekt. Basha dukej i vendosur në vendimin e tij dhe zor se mund të jemi para skenarit që ai mund të heq mbrapsht dorëheqjen.