policia_peshkopi_copy_1_9414
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Dibrës, bënë të ditur se, dje është arrestua në flagrancë, Afrim Kaleci, 58 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër.
Të njëjta burime saktësojnë se, arrestimi u bë pasi ky person, në vendin e quajtur “ish-SMT”, Dibër ka goditur me grushte dhe shkelma duke i shkaktuar dëmtime 37-vjeçarin S. H., banues në fshatin Tomin Dibër,s i dhe ka penguar shtetasen H. H., bashkëshortja e S. H., me profesion mësuese në shkollën 9-vjeçare, Tomin që të ushtrojë detyrën si mësuese në këtë shkollë, me pretendimin se toka në të cilën është godina e shkollës është në pronësinë e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Vetëgjyqësisë” nenet 89 dhe 277 të Kodit Penal.