Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rifillojë në qershor me takimin Vuçiç-Kurti, por nuk ka as datë e as axhendë.
Mediat e Kosovës raportojnë se deri më tani teksa maji po përmbyllet nuk ka asnjë pasqyrë paraprake të rifillimit të dialogut që ka ngecur me rotacionin e qeverive Hoti-Kurti.

Nga ana tjetër para disa ditësh në Bruksel Vuçiç dhe Kurti ishin në një tryezë, por nuk diskutuan fare për dialogun pasi ishin në tavolinë të përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Zëdhënësi i qeverisë së Kurtit, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës ka shprehur gatishëri për takim në qershor, por ka shtuar se duhet pajtueshmëri për datën dhe axhendën nga të dyja palët.