Natë terrori për Angel Di Maria, viktimë e një grabitje të dhunshme në banesën e tij dhe rrëmbimit të familjes së tij, që ishte në shtëpi gjatë vjedhjes, ndërsa ai ishte në fushë. Lojtari i PSG u zëvendësua në minutën e 62, gjatë ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Nantes, nga Pochettino për “situata jashtë futbollit”. Disa minuta më parë, drejtori i klubit parisien Leonardo kishte zbritur nga tribunat në fushë për të paralajmëruar trajnerin, i cili ia shpjegoi situatën Di Marias dhe e drejtoi atë në dhomat e zhveshjes.

Jo vetëm Di Maria: një bandë hajdutësh ka hyrë edhe në shtëpinë e prindërve të Marquinhos, siç raportohet nga RMC Sport. Një ngjarje e ngjashme ndodhi muajin e kaluar në shtëpinë e Icardi, përsëri gjatë një ndeshje. “Ekziston zhgënjimi se humbëm 3 pikë – tha Pochettino në konferencë shtypi pas ndeshjes – por ekipi ishte i shqetësuar për gjërat që ju ndoshta tashmë i dini. Nuk është një justifikim, por ka pasur një rënie të energjisë jo të zakonshme. Ne biseduam me lojtarët, por jo për çështje futbolli. Ka situata jashtë futbollit që duhet të merren parasysh”.