Ajo ka arritur që shumë shpejt të bëhet pjesë e shumë diskutimeve nëpër media. E kjo gjë ka ardhur menjëherë pas publikimit të këngës së saj ‘If You like it’ në të cilën Dhurata u paraqit sensuale e provokuese, më ndryshe se në këngët e mëparshme të saj. Mirëpo ajo thotë se nuk do të ndalet me kaq. Për KosovaPress, ajo ka treguar për ofertat e shumta që ka, nëse është e dashuruar si dhe shumçka tjetër.

Kosovapress: Në këngën ‘If You Like It’ keni pasur shumë komente pozitive por nuk kanë munguar edhe ato negative, për shkak të veshjes suaj, cili është mendimi juaj?

Dhurata: Ne të gjithë e dimë se pos lëvdatave, na përcjellin edhe kritikat, mendoj që janë pjesë e punës, pjesë e suksesit, unë i kuptoj të gjitha, i kuptoj edhe ata njerëz te cilët mundohen të hedhin baltë në punën time, unë kam zgjedhur të punoj dhe të hesht, koha është treguesi me i mirë.

Kosovapress: Mendoni që e keni arritur suksesin e dëshiruar?

Dhurata: Jo un kam shumë për të bërë, unë kam shumë për të dhënë për publikun dhe përkrahësit e mi.

Kosovapress: Pse keni preferuar që t’ju quajnë ‘maca’ ?

Dhurata: Unë asnjëherë nuk kam deklaruar qe e preferoj nofken Macja, ky epitet është si pasojë e mediave dhe portaleve te ndryshme

Kosovapress: Mendoni që kjo nofkë, do t’ju sjell fat?

Dhurata: (qesh) hahah, më ka sjellur ndoshta…

Kosovapress: Tashmë jeni edhe fytyra e re e fushatës Golden Eagle në brendin e ri të pijeve energjike Golden Eagle Erotic, keni oferta të tjera të ngjashme?

Dhurata: Po kam shumë oferta, shumë shpejt do të vij me befasi për publikun .

Kosovapress: Në këtë periudhë kohore të karrierës suaj si këngëtare cilën këngë do ta veçonit?

Dhurata: Këngën e cila është pjesë e albumit Dhurata, akoma nuk është dëgjuar në publik, por besoj qe do të jetë një ndër këngët favorite për publikun ‘kqyr kah une’.

Kosovapress: Bashkëpunimi më i mirë deri më tani?

Dhurata: Ky që do ta shihni shumë shpejt.

Kosovapress: Për të bërë muzikë mendon që mjafton vetëm zëri?

Dhurata: Jo ,muzika apo arti në përgjithësi, duhet të jetë një pako, ku në atë pako përfshihen të gjitha në një vend, zëri, paraqitja skenike, bukuria , etj.

Kosovapress: A është Dhurata e dashuruar?

Dhurata: Ndoshta!

Kosovapress: Çfarë rëndësie ka për ty muzika dhe skena?

Dhurata: Rëndësi të jashtëzakonshme, skena është e shenjt, ndërsa muzika është dashuria ime.

Kosovapress: Kur pritet projekti yt i radhës?

Dhurata: Shumë shpejt

Kosovapress: Nga postimet tuaja në Facebook, shihet se e doni futbollin?

Dhurata: Më pëlqen, por kohët e fundit edhe më është imponuar.