Dhurata Dora dhe Noizy duket të jenë në përgatitje e sipër të bashkëpunimit muzikor që do ta sjellin në një të ardhme të afërt.

Dueti i Dhuratës me Gims, “Only You”, që u publikua në fund të muajit maj, ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe numëron mbi 40 milionë shikime në YouTube. Ndërsa Noizy është duke e shijuar suksesin e bashkëpunimit me Arilena Arën që u lansua më 9 korrik dhe deri më tani është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube.

“A jeni gati për çka po vjen?”, ka shkruar reperi në publikimin e fotografi në Instagram. Ndërsa këngëtarja, publikimin e saj e ka shoqëruar me fjalët: “Bëhuni gati”.