Këngëtarja e cila kohëve të fundit është bërë shumë e dashur për fansat, Dhurata Ahmetaj është duke kaluar momente të arta të jetës së saj.

Pas disa muajve punë dhe sukseseve të shumta, Dhurata si duket ka vendosur që t’i jap vetës së saj pushim.

Ajo ka vendosur që të kalojë kohën e saj në Ulqin, teksa burimet e “Lajmi” kanë mësuar se aty ka qëndruar së bashku me Bleron dhe Nurteel.

Gjatë kohës që është në Ulqin, Dhurata ka bërë gjithashtu dhe xhirimet për emisionin ‘1 Kafe me Labin’ të Radio Televizionit 21.