Këngëtarja seksi, Dhurata Ahmetaj, ka vazhduar që të shkaktojë “probleme”. Ajo është treguar vulgare me gazetarët dhe aspak miqësore, kur u pyet për zhveshjet në klipin “If You Like It” dhe nëse ato do të përsëriten në klipet tjera. Pasi siguruam edhe një foto ekskluzive nga sesioni i ri, ajo duket se është frustruar.

Në pytjen tonë se nëse mendon se e ka tepruar me zhveshje dhe nëse edhe projekti i ri i xhiruar në Budva do të jetë me zhveshje, Dhurata u përgjigj duke thënë se këto janë pyetje pa vizion dhe se gazetarë të vërrtetë në Kosovë nuk ka.

“Unë nuk jam e zhveshur. As që nuk dukem vulgare, a keni parë ju diçka? Jo, kam qenë e veshur me flokë.. haha”, ka qeshur ajo duke treguar një lloj cinizmi.

Ndoshta Dhurata po bën gati një tjetër bombë spektakolare, të cilën edhe pse ajo ka provuar ta fshehë, Telegrafi ka mësuar se do ta lansojë të shtunën dhe është një duet me Bleron.