der-strand-von-durres
Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri. Mercedesët që lëvizin në rrugët e qyteteve të mëdha dhe jugu që duket si “Côte d’Azur”. Po përse shqiptarët ikin në të vërtetë? Pyetja është e gazetës gjermane Deutsche Allgemeine. Në një reportazh nga Shqipëria, gazetarja Anna Prizkau përpiqet të shpjegojë arsyet e largimit masiv të shqiptarëve. Për këtë ajo ka zgjedhur qytetin e Durrësit dhe atë të Tiranës, dy metropolet e vendit. Në Durrës ajo thotë se plazhi i ngjan me atë të San Tropez në Cote d’Azur, një më të bukurit në botë, ku s’ka uri, pork u pushojnë shqiptarë të papunë e të pashpresë.

Shqipëria tjetër është ajo e perfierisë së Tiranës. Në Shkozë, gazetarja gjen Tiranën e tmerrit dhe urisë, mes qindra banorëve të komunitetit rom, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Jetojnë duke mbledhur shishe plastike, në një vend ku nuk kanë ujë të pijshëm, as kanalizime dhe energji elektrike e ku nuk mund t’i cojnë as fëmijët në shkollë.

Arsyet ekonomike janë ato që i bëjnë shqiptarët të largohet, thuhet në reportazhin e gazetës gjermane. Ndaj ajo i quan shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani, emigrantë ekonomikë dhe jo azilantë politikë, duke vënë theksuar faktin se vetëm këtë vit kanë aplikuar mbi 20 mijë persona nga Shqipëria.