Janë zbardhur detaje të reja nga bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilat u zhvilluan në Turqi. Duke konfirmuar deklaratat më të hershme, delegacioni ukrainas ka thënë se do të pranojnë statusin e shtetit neutral me kusht garantimin e sigurisë në vend. Statusi i shtetit neutral do të thotë që Ukraina nuk mund të bashkohet me asnjë aleancë ushtarake si NATO. Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë vendet që do të garantojnë sigurinë në Ukrainë.

Propozimi i cili me sa duket është duke i bindur të dyja palët përfshin edhe një konsultim 15-vjeçar mbi statusin e Krimesë së aneksuar dhe do të hynte në fuqi vetëm me vendosjen e armëpushimit mes dy vendeve.