armando-prenga-dhe-tahiri
Në duart e deputetit socialist të Lezhës janë gjetur mbetje baruti çka sipas ekspertëve vërteton dyshimet se ai ka qëlluar me arme në konfliktin e një nate më parë përpara komisariatit të Laçit. Këtë raportim e bën abcnews sipas të cilit arma e sjarrit nuk është gjendur ende, përvec disa gëzhojave. Por çfarë ndodhi natën e kaluar në Laç dhe pse u konfliktuan familjet Prenga dhe Cali. Nga burime policore mësohet se fillimisht deputeti Prenga i shoqëruar me disa persona të tjerë është përplasur fizikisht në një prej lokaleve në pronësi të familjes Cali. Më pas palët janë thirrur në komisatriatin e policisë së Lacit për të dhënë dëshmitë e tyre. Aty ka nisur një sher masiv me armë të ftohta prerëse dhe shkopa bejsbolli. Më pas është kaluar në përdorimin e armës. Ende nuk ka ende një komunikim zyrtar të policisë së Laçit për ngjarjen, por mesohet se jane shoqeruar 34 persona qe mund te kene dijeni per ngjarjen. Deputeti Prenga aktualisht ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Ai është ndaluar nga policia në banesën e tij rreth orës 5 të mëngjesit në kushtet e flagrancës. Ai akuzohet nga disa persona të përfshirë në ngjarje se ka përdorur armën gjatë konfliktit.

Te plagosur:

1. Eduart Prenga, 37 vjeç, plagosur me mjete te forta

2. Gazmir Jushi, 29 vjeç, plagosur me mjete prerese

3. Nikoll Cali, 53 vjeç, plagosur me mjete te forta

4. Gjoke Cali, 57 vjec, plagosur me mjete te forta

5. Gjergj Cali, 55 vjeç, plagosur me mjete te forta

6. Tom Cali, 66 vjeç, plagosur me arme zjarri jashtë rrezikut.