Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pyetur sot pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me deklaratat e Yuri Kim mbi kreun e ri të SPAK. Peleshi tha se qeveria mbështet reformën në drejtësi. Ai shtoi se cdo ngjarje e pakëndshme e shqetëson qeverinë. Megjithatë ai shtoi se duan që reforma në drejtësi të jetë një nga sukseset historike të qeverisë.

Rikujtojmë se Yuri Kim denoncoi dje për manipulim të procesit të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Peleshi:

Cështja e drejtësisë ëhstë gjithmonë brenda temës dhe na intereson të gjithëve. Reforma ne drejtësi nuk ka mbaruar. Nuk është një punë që kryhet njëherë e mirë, ju siguroj në emer të qeverisë shpreh vullnetin, ashtu sic e iniciua do të vazhdojmë ta mbështesim këtë reforme. Cdo ngjarje e pakendshme, patjetër që e shqetëson qeverinë, jemi në krahun e përsosjes se reformes në drejtësi, që të jetë një nga sukseset historike.