denar-biba-1024x672
Duke ndjekur seancën e tensionuar të kësaj të enjte në KQZ për Bashkinë e Vorës, ku LSI po kërkon të kthejë mbrapsh votimin, një gjë mbetet mister: Me kë janë përfaqësuesit e PS-së, të cilët qëndrojnë mes sherrit PD-LSI, si palë neutrale. Ndaj me kuriozitet të vecantë është ndjekur ndërhyrja e anëtarëit të majtë të KQZ-së Denar Biba. Meqënëse LSI pretendon se në Bashkinë Vorë ka pasur 575 votues fiktivë që kanë votuar për kandidatin e PD-së, Fiqiri Ismaili (Rezultati final i zgjedhjeve në Vorë ishte 254 vota plus për Ismalin) biba ka bërë një pyetje therëse:

Denar Biba: Si e vërtetoni ju që këta zgjedhës kanë votuar për kandidatin e PD dhe jo për Kim Kardashian apo nuk e kanë hedhur të bardhë? Përfaqësuesi i LSI-së Ylli Manjani u përgjigj: “Ne kemi rritje në Vorë, por jo nga kjo kategori, këta janë të Fiqos”.