Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka nisur para pak minutash, ndërsa në selinë e PD-së janë bashkuar demokratët që do të marrin pjesë e që janë kandidatë për anëtarë të kryesisë së PD-së. Fjalën hyrëse po e mban kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

“Ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marre rolin si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që e kishte humbur, për mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit dhe Kuvendin që e bënte praktikisht të pambledhshëm jo më të merret  vendime që nuk i mori kurrë. Do ta çojmë PD në fitore. Mbi 200 anëtarë të Këshillit janë të pranishëm, kështuqë dhe kuorumi është plotësuar.”, tha Paloka.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje. Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.