Leksionet do të jenë të detyrueshme për studentët. Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione.

Në udhëzimin e ri, thuhet se për programet e studimit të ciklit të parë nevojiten një pjesëmarrje deri në 75 për qind të leksioneve. Ndërkohë sa i përket masterit profesional, duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve ndërsa të masterit shkencor deri në 75 për qind.