dsjbgdfgdf
Reforma për dekriminalizimin e Kuvendit dhe administratës publike, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësië në Shqipëri, për të kërkuar informacion në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i është drejtuar zyrtarisht ditën e sotme Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, me një kërkesë për vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve.

Në këtë kuadër asistencë i është kërkuar edhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kërkesën e palës shqiptare thuhet se ky informacion do të mundësojë krijimin dhe përmirësimin e një baze të dhënash të përditësuara, ku do të jenë të evidentuar të gjithë shtetasit shqiptar që janë proceduar apo janë gjykuar në shtetet respektive për çështje të ndryshme penale apo administrative.