donald-lu1
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu bën deklarata të forta dhe me emra konkret gjatë një takimi për reformën në Drejtësi. Duke kritikuar sistemin e drejtësisë, Lu ka përmendur Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun.

“Emiljano Shullazi është një emër i përmendur për trafik droge. Persona si Arben Frroku që vrau komisarin e policisë u lirua dhe është i lirë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë. Me reformën në drejtësi, Shqipëria do të jetë më e sigurtë”, tha ambasadori amerikan.

Konferenca për reformën në Drejtësi është organizuar nga Ministria e Drejtësië.