Sali Berisha komentoi në konferencën për shtyp edhe deklaratat e mbrëmshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës për kreun e PD-së. Unë i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në punët e brendshme të PD-së, veçanërisht në përpjekjet e tij për të përcaktuar kryetarin e partisë konservatore shqiptare,” tha Berisha.