Virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila ka punuar në ‘Hong Kong School of Public Health’ ka deklaruar se COVID-19 është krijuar në një laborator në Wuhan.

Yan gjithashtu pretendon se Pekini e dinte origjinën e epidemisë dhe e mbajti këtë të fshehur duke i zhdukur të gjithë informacionët nga skedarët zyrtarë. Për mediat britanike virologia ka hedhur poshtë pretendimet se virusi ka dalë në një treg ushqimor në Wuhan. Kjo sipas saj është bërë për të fshehur origjinën e tij.

“Të gjithë, edhe ata që nuk janë shkencëtarë dhe nuk kanë njohuri të biologjisë, do të jenë në gjendje t’i kuptojnë ato”, siguroi ajo.

Li-Meng Yan pohon se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Wuhan dhe se do të ofrojë prova për këtë. Autoritetet kineze nga ana tjetër kanë mohuar kategorikisht deklaratat e saj.

Kjo nuk është hera e disatë që virologia e njohur kineze hedh akuza ndaj autoriteteve kineze. Dhe në muajin korrik ajo ka treguar që Pekini ishte i vetëdijshëm për potencialin vdekjeprurës të Covid-19, por autoritetet kishin zgjedhur ta fshehin atë nga bota prej frikës së trazirave.

Ajo ka shtuar gjithashtu se një koleg i saj kishte njohuri për rastet e infeksionit nga njeriu në njeri që nga 31 dhjetori.