Një defekt në linjën e tensionit të ulët ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë. Mësohet se fshatrat Grykë Zezë, Grykë Manati, Malësi e Lezhës e Patalej prej tre ditësh janë pa energji elektrike.

Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi për banorët, për shkak edhe të temperaturave të larta. Nga OSHEE është bërë e ditur se po punohet për riparimin e defektit.