Si pasojë e motit të keq, situata vazhdon të jetë problematike në disa zona të vendit tonë. Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkun e Dibrës. Më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodës, etj. Lura prej 3 ditësh e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Dibrës. Mbrëmë edhe spitali i Bulqizës dhe lagjia e vjetër ka qëndruar ka energji elektrike. Rruga e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa edhe sot makinat kanë mbetur të bllokuara herë pas herë, por dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e saj.