sajmir-tahiri-erdogan-655x354
”Kërkesa politike” i quajti sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkesën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të dëbuar lëvizjen Gylen të cilën ky i fundit e etiketoi si “organizatë terroriste”

Në një dalje publike për median, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se kjo kërkesë ka marrë përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse.

Saimir Tahiri: ” Është më shumë kërkesë politike që ka marrë përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse sesa klërkesë që ka të bëjë me sigurinë. Sepse sa i takon kërkesës sonë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë, të gjithë kemi zgjedhur të gjithë bashkë kemi zgjedhur mënyrën e hartimit të përbashkët të katalogut të rriskut dhe të rreziqeve në secilin vend në rajon dhe në nivel global.

I përgjigjemi sfidave në luftën kundër terrorizmit duke bashkëpunuar me partnerët dhe shmangur maksimalisht rrezikun se lufta kundër terrorizmit të politizohet për axhenda të ngushta kombëtare nga cilido qoftë”