Matthijs De Ligt është një lojtar i ri i Bayern Mynih, por e kaluara e tij te Juventus është ende një temë e nxehtë me shumë detaje ende për t’u thelluar. “Zgjodha të shkoj te Juve me idenë për të luajtur një futboll më sulmues, sepse trajner ishte Sarri: ai ka një reputacion të madh për atë që bëri me Napolin dhe Chelsea dhe mendova se kishte një stil më të ngjashëm me Ajax – shpjegoi mbrojtësi holandez në një intervistë për ESPN -. Fatkeqësisht, pas një viti ai u largua.”

Më pas, holandezi zbuloi disa detaje të tjera mbi arsyet teknike që pas tre vitesh çuan në vendimin për t’u larguar nga Torino. “Unë mendoj se luaj më mirë në qendër në të djathtë, ndihem më komod – shpjegoi De Ligt në lidhje me pozicionin e tij në fushë -. Në fillim te Juve ishte e vështirë të luaja në të majtë, pastaj në mes të sezonit Bonucci dhe unë u këmbyem”. “Ne ishim një dyshe e mirë dhe fituam titullin – shtoi ai -. Në vitin e dytë dhe të tretë u ktheva të luaja shpesh në të majtë”. “Nuk është se nuk doja të luaja aty, të jemi të qartë, por e dija se isha më i sigurt kur luaja në të djathtë – vazhdoi holandezi -. Ishte sidoqoftë i rëndësishëm për zhvillimin tim”.

“Tek Ajax bëja presion shumë të fortë, rrezikoja – vazhdoi qendra e Bayern, duke u rikthyer të ripërshkonte evolucionin e tij taktik në Itali -. Te Juve ishte ndryshe. Unë luajta më prapa, një mënyrë tjetër e të mbrojturit”. “Ritmi në Itali është më i ngadaltë në përgjithësi, kështu që mund të qëndrosh prapa – përfundoi ai – dhe duke pasur parasysh sa shumë Juventus ka fituar në Itali, unë mendoj se është mënyra e duhur”.