“Napoli: 100 gola! Napoli: skuadër e madhe”. Presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis, nuk është përmbajtur por ka shkruar në Tëitter një mesazh që ekzalton fitoren e ekipit të Gattuso në Maradona kundër Udineses për 5-1 dhe paralajmëron Juventus në lidhje me garën për një vend në Champions.

 

Një shuplakë që e bën Napolin sulmin e dytë më të mirë të kampionatit (83) pas Atalantas (84), duke vendosur njëkohësisht një hipotekë serioze në kualifikimin për në Champions League, që është objektivi sezonal i napoletanëve.