Victoria Beckham u mbajt dorë për dore me bashkëshortin e saj David ndërsa mbërritën në dasmën e djalit të tyre Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicola Peltz të shtunën në mbrëmje.


Nëna e dhëndrit, 47 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës e veshur me një fustan prej sateni ngjyrë argjendi të lidhur me rripa, teksa hynte në dasmën e mbushur me personazhe VIP krahas ish-futbollistit, 46 vjeç.

 

Për aksesorë, ajo zgjodhi një çantë të vogël argjendi dhe një gjerdan verbues zinxhir, shkruan DailyMail.

 

Jo më pak elegant dukej edhe partneri i saj, ish-futbollisti David Beckham i veshur me një kostum të zi.

Victoria i kishte kapur flokët e saj brune në stilin topuz, lejoi që disa prej fijeve të saj të binin lirshëm para fytyrës së saj.

 

Brooklyn dhe Nicola u martuan në një ceremoni mahnitëse herët në mbrëmje dhe shijuan puthjen e zgjatur prej gjashtë sekondash para të ftuarve të famshëm, duke përfshirë: Eva Longoria, Mel C dhe legjendën e tenisit, Serena Williams.

Procedurat filluan në orën 18:00, kur djalit të Davidit, 23 vjeç, iu bashkua nusja e tij 27-vjeçare për dasmën në një nga strukturat masive me tenda të ngritura në pronën e familjes Peltz në vlerë prej 103 milionë dollarësh (94.7 milionë euro) në Palm Beach, Florida.

 

Ai mund të shihej duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule dhe bimë për 15 minuta përpara se aktorja Nicola të mbërrinte me dukjenn e saj ekstravagnte, e cila kishte kushtuar katër milionë dollarë (3.6 milionë euro).

Ndërkohë, dukej se ishin gjashtë shoqëruesit e dhëndërit që iu bashkuan në të djathtën e tij dhe gjashtë shoqërueset e nuses që u vendosën në të majtë të tij, pra nga ana e Nicolas.

 

Ceremonia përfundoi në orën 18:30, megjithëse dasmat hebraike (meqenëse familja ka origjin hebreje) të shtunën – në mënyrë rigoroze nuk duhet të kryhen derisa të perëndojë dielli. Perëndimi i diellit është rreth orës 20:00 në Palm Beach.

Babai David kishte thënë se donte të recitonte një nga bekimet, të cilat tradicionalisht jepen në hebraisht dhe ndonjëherë më pas lexohen në anglisht.

 

Pas ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në çadrën e qendrës, e cila ishte dedikuar për eventin koktej.