Astrologia Meri Shehu a zbuluar parashikimet për shenjat e horoskopit këtë javë.


Dashi – 3 yje

 

Janë në fokus të kësaj jave sidomos me çështjet ekonomike. Fjalët kyç janë ekonomi, lëvizje, logjikë për të arritur stabilitet e siguri. Fundjava do i japë një njohje të re, vendim të rëndësishëm me fejesë ose martesë me Hënën e plotë në Peshore.

 

Demi – 4 yje

Mërkuri hyn në shenjën e tyre dhe sjell lajme të reja, komunikim, lëvizje, mesazhe. Ata që njihen si statikë do marrin më shumë energji. Kujdes në punë e shëndet gjatë fundjavës.

Binjakët – 3 yje

 

Mërkuri në Dem nuk i favorizon dhe mund të kenë prapaskena, por kanë një javë shumë romantike nga Hëna e plotë në Peshore, shenjën e dashurisë. Do të çlirohen dhe krijojnë një lidhje të re apo të mendojnë për të.

Gaforrja – 2 yje

 

Një javë shumë romantike prej Jupiterit e Neptunit në Peshk që do sjellë dashuri e harmoni. Fati me ta do jetë pak kokëfortë sepse Mërkuri në Dem i ndihmon në çështjet ekonomike, por lëviz ngadalë. Ngurtësia dhe hapat e ngadaltë do i penalizojnë në plane e projekte. Të preokupohen me çështjet familjare.

Luani –  4 yje

 

Flitet për karrierën dhe hyjnë në diskutime konkrete lidhur me të. Tashmë do ulen të flasin dhe të realizojnë diçka. Hëna e plotë në Peshore do i ndikojë shumë mirë për të rënë në sy, të marrin vëmendje dhe të kenë njohje të rëndësishme e mesazhe të këndshme.

Virgjëresha – 5 yje

 

Mërkuri në Dem i përshtatet shumë mirë sepse është planeti i tyre, iu sjell stabilitet, ekonomi, dashuri e gjëra shumë të mira e konkrete. Hëna e plotë në Peshore i thërret për çështje shumë të rëndësishme ekonomike. Tregohuni të vëmendshëm në fundjavë sepse do të jeni pak më emocionalë se sa duhet, por Mërkuri në Dem nuk do ju lërë të gaboni kollaj.

Peshorja – 3 yje

 

Hëna e plotë në shenjën e tyre do të plotësojë një cikël në jetën personale, dëshirat, preokupimet dhe do ketë një stabilizim në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Bëhet fjalë për fejesa, martesa apo vendimmarrje të rëndësishme. Mërkuri në Dem nuk favorizon në çështjet ekonomike sidomos në detyrime, prapambetje ekonomike apo marrëdhëniet/mosmarrëveshjet financiare.

Akrepi –  2 yje

 

Do kenë një javë shumë romantike, java më erotike e vitit për ta sepse takohet Neptuni me Jupiterin dhe favorizohen në dashuri. Do kenë kundërshtime në biznes e bashkëpunime nga Mërkuri përballë shenjës së tyre. Nuk do jenë të këqija, por të ngadalta dhe do arrijnë me shumë vështirësi në një marrëveshje, do iu duhen shumë detaje që do i lodhin.

Shigjetari – 4 yje

 

Do bëhen me shtëpi ose do udhëtojnë, pra do të ngrihen shumë shpirtërisht. Mërkuri në Dem iu sjell punë, kontakt,  -vendimmarrje ose mesazh të lidhur me punën.

Bricjapi – 3 yje

 

Mërkuri në Dem i favorizon jashtë mase në kontakte me jashtë, udhëtime, dokumentacione, çështje ligjore apo kualifikime.

Ujori – 4 yje

 

Hëna e plotë në Peshore iu jep ide të reja, komunikime, dashuri, përparime shumë pozitive. Mërkuri në Dem do i preokupojë shumë në çështjet familjare.

Peshqit – 5 yje

 

Planeti i fatit takohet sot dhe gjithë java do jetë e mbushur me ëndërrime, romantizma, dëshira të mrekullueshme. Hëna e re iu sjell risi lidhur me punën, por duhet të kenë kujdes nga lodhja e lidhur me të.

 

Rekomandime
...

‘Kam disa plumba a kanë skaner, Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat’: Dalin përgjimet e reja të …

  • 12/04/2022 | 10:53
...

Ekzekutohet teksa pinte kafe: Atentat me breshëri kallashnikovi në Shkodër

  • 12/04/2022 | 10:42
...

Putinin e rrokin paranojat: Burgos 150 oficerë rusë-akuza për rrjedhje të informacioneve

  • 12/04/2022 | 10:23
...

Raportimet për rritjen e tatimit në pagë, flet ministri Murati

  • 12/04/2022 | 10:13
Më të fundit
...

‘Kam disa plumba a kanë skaner, Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat’: Dalin përgjimet e reja të …

  • 12/04/2022 | 10:53
...

Ekzekutohet teksa pinte kafe: Atentat me breshëri kallashnikovi në Shkodër

  • 12/04/2022 | 10:42
...

Liga e Kampionëve: Sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

  • 12/04/2022 | 10:29
...

Putinin e rrokin paranojat: Burgos 150 oficerë rusë-akuza për rrjedhje të informacioneve

  • 12/04/2022 | 10:23