dafi

Dafina Zeqiri ka bombarduar natën e mbrëmshme Instagram’in duke postuar video nga studio e Big Bang dhe Stash Beat, “RedBox”.

Duffy në këto video shihet duke kënduar një këngë në gjuhën angleze që me sa duket mbrëmë është incizuar, ajo ka bërë publike një seri videosh ndërsa në to shihet edhe Dj Flow, pikërisht në video me të Dafina ka potencuar në mbishkrim një emër potencial që dëgjohet mund të jetë edhe emri i kësaj këngë “Ima Freak”.
Kënga është në gjuhën Angleze, ka shumë ritëm e ky ritëm e ka bërë këngëtaren të eksplodoi me video.
Dafina shumë shpejtë do ta ketë premierë këngën e saj më të në gjuhën shqipe, edhe ky projekt është bërë nga producentët e cekur më lartë në studion “RedBox”.