Dafi

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri, ka publikuar një fotografi mjaft nxitëse në Instagramin e saj, ku shihet një unazë kryqi, që simbolizon fenë e krishterë. Kjo, natyrisht se ka nxitur reagimin e fansave të fesë islame, që ajo i ka të shumtë në numër.

Menjëherë pasi Dafina publikoi këtë fotografi, erdhën edhe reagimet e fansave të saj, të cilët nuk u duruan pa komentuar pse vendosi këtë unazë që simbolizon krishterimin dhe nëse ajo është e fesë krishtere.