dacic2-640x356

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia meriton kritika, për gabimet në organizimin e ndeshjes së futbollit, por Shqipëria meriton dënime më të forta për provokimet me flamurin.

Po ashtu Daçiç i është përgjigjur në lidhje me deklaratën se Shqipëria është model frymëzimi. Sipas Daçiç projekti “Shqipëri Etnike” nuk është një model frymëzimi për rajonin e Ballkanit, por është një kërcënim.

Sipas ish-kryeministrit të Serbisë, aktualisht Ministër i Jashtëm i Serbisë Bashkimi Europian duhet të flasë, përndryshe nëse hesht mund të merret si mbështetje.