Në interpelancën me deputetin e PD-së Ervin Salianji, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale. Çuçi u shpreh se OFL nuk lindi për qëllime elektorale por për të goditur pasurinë e vendosur nga krimi. Po ashtu ai shtoi se kanë qenë 2199 subjekte të hetuara nga OFL.

‘Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë se në qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon azgjëkundi”, tha ministri.