images

Tirane- Biznesi amerikan ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si drejtoria e Tatimeve po vepron ndaj kompanive të huaja dhe shqiptare.

Sipas presidentit të Dhomës Amerikane Marc Crowford në shumë raste Drejtoria e Tatimeve ka vendosur gjoba arbitrare duke bërë që shumë biznese të largohen nga Shqipëria drejt rajonit.

Një është gjobat që janë bërë arbitrare. Duhet të kuptojmë kur ka një rritje tatimesh mbi fitimin apo pagesën ka incitiv që nëse janë kompani që punojnë në rajon të shkojnë në Kosovë, në Maqedoni apo në Mal të Zi.

Një firmë që është shqiptare ka punë këtu por dhe në Kosovë, ka mundësi të bëjë një inversion, (ne kështu i themi) kur një kompani regjistrohet në një vend që është afër.