Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e lojtarëve pjesëmarrës në Kupën e Botës më me influencë në Instagram, sipas Nielsen InfluenceScope. CR7 mposht Lionel Messin e Argjentinës, Neymar të Brazilit dhe Kylian Mbappé të Francës. Renditja bazohet në Influencer Measurement Tool të Nielsen: InfluenceScope. Nielsen përdori platformën e tij për të vlerësuar totalin e ndjekësve, rritjen e tyre, shkallën e angazhimit dhe vlerën mesatare të markës për postim në Instagram.

CR7 ka qenë një superstar botëror për gati 20 vjet, në karrierën e tij ai ka luajtur për Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Por vitin e fundit ndjekja e tij në Instagram ka pasur një rritje prej rreth 47% të ndjekësve. Sulmuesit e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappé renditen në atë renditje pas Ronaldos. Portugezi ka një mesatare prej mbi 1 milion dollarë në vlerë për postim. Vlera mediatike e Messit për një postim dhe 358 milionë ndjekësit e tij janë të dytët vetëm pas Ronaldos.

YJET E RINJ
Ylli i ri i Brazilit, 22-vjeçari Vinícius Júnior, shënoi golin e fitores për Real Madrid në finalen e Championës të vitit 2022. Sezonin e kaluar, ndjekja e tij në Instagram u rrit me 90%, rritja më e lartë për një lojtar në 10 të parët më me ndikim sipas Nielsen. Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Gavi është lojtari-zbulim në indeksin e Nielsen, përpara brazilianëve Raphinha dhe Antony. Gavi bëri debutimin e tij me Barcelonën dhe Spanjën vitin e kaluar dhe ka rritur ndjekësit e tij me mbi 5000% që nga gushti 2021, duke arritur në 5.5 milionë ndjekës. Postimet e tij kanë një përqindje marramendëse angazhimi prej afro 30%.

SKUADRAT
Skuadra kampione e botës në fuqi, shfaqet në Kupën e Botës 2022 si kombëtarja më me ndikim në turne. Franca vendoset përpara Brazilit dhe Portugalisë. Në fakt janë të vetmet kombëtare me mbi 10 milionë ndjekës. 64% e tifozëve të Francës vijnë nga jashtë kufijve kombëtarë. Katër titullarët francezë në 10 futbollistët më me ndikim të Nielsen (Mbappe, Benzema, Kante dhe Paul Pogba) kanë rritur shtrirjen globale të Les Bleus. Megjithatë, ‘appeal’ i tyre ndërkombëtare është ende më i ulët se e kombetareve të tjera të mëdha të futbollit evropian.