Franca ka shkuar në një tjetër “lock-down”, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, ku tashmë në Evropë po qarkullon edhe mutacioni i ri i virusit të rrezikshëm. Duke filluar nga dita e nesërme, Franca do të mbyllë kufijtë për të gjithë njerëzit që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.

Ky i vendim i fundit i qeverisë franceze është marrë për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të virusit, si dhe për të shmangur një bllokim të tretë total. Kryeministri i Francës, Jean Castex, njoftoi masat e reja mbrëmjen e djeshme, pas një takimi urgjent me ekipin e shëndetësisë në pallatin presidencial, ku paralajmëroi një “rrezik të madh” nga variantet e reja.

Ndërkohë, të gjithë ata që vijnë nga vendet e BE do iu kërkohet një test negativ i virusit Korona. Franca, gjithashtu, do të mbyllë të gjitha qendrat e mëdha tregtare, duke filluar nga e diela, si dhe do të kufizojnë udhëtimin për qytetarët, që duan të shkojnë jashtë vendit.

Kryeministri Castex urdhëroi një rritje të kontrollit policor për ata që shkelin shtetrrethimin 12 orë në ditë, organizojnë festa sekrete ose rihapin restorantet në kundërshtim me urdhrin e mbylljes, që është në fuqi prej muajit tetor.