Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për masat e reja kufizuese që mund të hyjnë në fuqi për Shqipërinë.

Në një intervistë për News 24, Tomini deklaroi se po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveëshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoriuese. Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve.” – u shpreh Tomini.

Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigjia shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët.” – shtoi ajo.