Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 87 persona.

Asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 212 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.