Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën me dije se sot mbërrijnë 8,190 doza të vaksinës Pfizer. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ministrja thekson se deri më tani kanë mbërritur 711,740 doza të vaksinës anti-Covid.

“Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, teksa janë 711,740 doza vaksine të mbërritura në vend”, shkruan Manastirliu.