Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Kryetarja e Komitetit Teknik bëri me dije se masat ekufizuese e kanë dhënë rezultatin. Kështu vijon të mbetet në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 20;00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune. Ndalimi i bareve, restoranteve, lokaleve, nga ora 20;00 deri në 06;00, me përjashtim të shërbimit në banesë.

Shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18:00 të mbrëmjes.