Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë raportuar shtatë raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.