Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 334.

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës. Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.