Kosova ka regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se më 17 nëntor, janë testuar 1.544 mostra dhe se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

ISKSHPK njofton po ashtu se janë shëruar 19 persona, ndërsa 405 persona janë ende aktivë me koronavirus. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti dhe që atëherë janë dhënë mbi 1.5 milion doza të vaksinës.