Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.