Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1,039 testime të kryera, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njoftoi se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Sipas ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223, 451 persona. Në total numri i rasteve aktive është 650. Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 820 360 doza të vaksinës. Deri më sot 819 597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.