Në 24 orët e fundit në Kosovë vetëm 4 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sot janë shëruar 18 qytetarë.

MSH njoftoi se dje nuk ka pasur vaksinim, pasi qendrat nuk kanë punuar për shkak të festës së Bajramit.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë pak dhe sot është 414.